
Një numër i madh qytetarësh janë mbledhur edhe sonte për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Protestuesit shihen duke mbajtur flamuj me simbolet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe fotografi e pankarta me figura të luftës.

Tubimi vjen në vazhdën e reagimeve publike pas vendimit të Gjykatës Speciale, i cili ka nxitur protesta dhe kundërshtime në Kosovë.



