
Me 62 vota për është zgjedhur Tanja Vujoviq, deputet e Listës Serbe, për nënkryetare të Kuvendit.
VV-ja kundërshtoi tetë kandidatë të Listës Serbe, e pastaj zgjodhi të votojë Vujoviqin.

Po ashtu, VV-ja votoi në favor të Kujtim Shalës, i propozuar nga LDK-ja për nënkryetar të Kuvendit.
Njëjtë VV-ja votoi edhe për Emilija Redezpit për nënkryetare nga radhët e komuniteteve joshumicë joserbe.



