“I ka lidhjet e veta…”: Pse Nait Hasani e propozoi Xhavit Halitin për kryetar të PDK-së?

Nait Hasani, ish-deputet i PDK-së, ka folur në lidhje me zhvillimet në partinë e tij, që tashmë ka mbetur pa kryetar, pas dorëheqjes së Bedri Hamzës, shkruan Gazeta Politika.

Në një intervistë në Blic, Hasani ka pasur dy propozime për postin e kryetarit të PDK-së. Të dy janë emra të njohur në skenën politike kosovare. Po ashtu, të dy janë ish-deputetë të PDK-së me një të kaluar që lidhet me përpjeket për liri dhe luftën e UÇK-së.

Hasani ka propozuar Xhavit Halitin dhe Fatmir Xhelilin si kandidatë për kryetar të PDK-së. Në lidhje me Halitin, Hasani ka vlerësuar se ai “i ka lidhjet e veta me diplomatë dhe shtete të ndryshme”, shkruan Gazeta Politika.

“Xhavit Haliti është njohës i mirë i rrethanave politike të kohës dhe të tashmes, deputet në disa mandate. Është përfaqësim i drejtë, sepse ka qenë një ndër njerëzit kryesorë gjatë kohës së luftës. I ka lidhjet e veta me diplomatë dhe shtete të ndryshme që mund të japë kontribut të jashtëzakonshëm për përfaqësimin e Kosovës dhe mbrojtjen e interesave tona si shtet”, ka thënë Hasani.

Ndërsa për Xhelilin, Hasani ka theksuar të arriturat akademike dhe funksionet që i ushtroi në dekada Xhelili./POLITIKA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.