Sot mblidhet Kuvendi, në rend dite interpelanca ndaj Vitisë dhe mocioni për energjinë

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare. Në rend dite, përveç pikave të rregullta që janë deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare, janë edhe katër marrëveshje ndërkombëtare. 

Gjithashtu në rend dite është interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, në lidhje me vdekjen e pacientes me kancer. Në rend dite është edhe mocioni rreth energjisë elektrike në Kosovë.

Deputetët do të shqyrtojnë edhe propozim-programin e punës së Kuvendit për sesionin vjeshtor. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.