Ligji për Specialen, PDK-ja ndërron mendje – tash kërkon të rrëzohet vetoja e Shiroka-Pulës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar që të rrëzohet vetoja e presidentes Justina Shiroka-Pula për Ligjin për Gjykatën Speciale dhe ligji pastaj të hyjë në fuqi automatikisht. Deliu-Kodra ka bërë thirrje në Komisionin për Legjislacion që të votohet që ligji të procedohet në Kuvend. 

Deliu-Kodra ka thënë se PDK-ja ka zhvilluar negociata me Lëvizjen Vetëvendosje për mënyrën se si do të trajtohet ligji, por palët nuk kanë arritur marrëveshje për ndryshimin e tij. 

“Ka pasur negociata me VV-në për mënyrën se si do ta trajtojmë Ligjin për Specialen. Jemi dakorduar që ta kalojmë ligjin. Nuk kemi arritur dakordësi që të bëhen ndryshime në ligj”, tha ajo.

Deliu-Kodra tha se ka pasur interpretime të ndryshme rreth Rregullores së Kuvendit, pasi PDK-ja ka konsideruar se amendamentimi i ligjit është i mundur në këtë fazë, ndërsa shumica parlamentare ka vlerësuar se një gjë e tillë nuk lejohet.

“Prandaj, sot jemi në situatën që duhet ta procedojmë ligjin për miratim në Kuvend, në formën siç është. Pastaj do të nisim një proces të ri të amendamentimit të ligjit, bashkë me deputetët”, deklaroi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.