
Gani Geci, ish-deputet i LDK, ka shkruar një status, ku ka kritikuar disa deputetë të LDK, përfshirë Avdullah Hotin, Kujtim Shalën, Hykmete Bajramin dhe Janina Ymerin.
Postimi i plotë:
Gjynahi i Zotit, ani ky Avdullahi i Rahovecit, kur po flet për fotografinë e Presidentit Rugova, po mendon se hala ka me u bërë kryeministër e Hashim Polari president!
Jo, vlla DuLl, e keni hup hapun, edhe ti, edhe ata gjashtë deputetët argatë të SHIK-ut, që i dëgjuat punëtorët e Stanishiqit dhe të PDK-së, edhe ia dhatë LVV-së dhe PDK-së një presidente palak, që mezi shkon në punë, bash qysh i konvenonte LVV-së.
Çka keni tash?
Nuk e deshët një president të LDK-së, Bekim Sejdiun, i cili e ka krejt familjen në LDK.
E tash silluni kah dardha e Ahmatit dhe mullari i Albinit, se e keni fitu të trashën e Syrlës, ti bashkë me Kujtim Shalën, këtë Hykmeten dhe këtë Janinën, e sojmenet e PDK-së. Falë politikës suaj, prej vitit 2019, e keni pru LDK-në në 12%.
Tuj e ngu PDK-në, e keni ndihmuar shumë LDK-në, e keni shpëtuar, ia keni… Nënën, veç edhe me çu amanetin e LPK-së në vend ju ka mbetë, me e shu krejt.



