
Vjosa Osmani, deputete e LDK-së, ka folur në lidhje me kërkesën e PDK-së që të rrëzohet vetoja e presidentes Justina Shiroka-Pula rreth Ligjit për Gjykatën Speciale.
Osmani ka qartësuar qëndrimin e LDK-së.
Osmani ka treguar se nëse synohet të kalohet ligji i njëjtë, atëherë “ne nuk jemi për”.
“Por në parim nëse synohet të kalohet ligji i njëjtë dhe të përmbyset vetoja e Presidentes, natyrisht që ne nuk jemi për për të gjitha arsyet që i kemi paraqitur në seancën e atërhershme, por edhe për arsye shtesë, të cilat do t’i prezantojmë sot në seancë nëse na jepet një mundësi e tillë” – tha Osmani në adresimin para mediave në Kuvend, transmeton Gazeta Politika.



