
Bashkimi Evropian ka reaguar pasi nesër mund të votohet sërish Ligji për Gjykatën Speciale.
BE-ja ka theksuar se është e shqetësuar për këtë mundësi
Postimi i plotë:
Bashkimi Evropian në Kosovë ka marrë me shqetësim njoftimin për votimin e mundshëm të nesërm në Kuvendin e Kosovës të ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Ndryshimet ngrenë shqetësime serioze lidhur me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës dhe respektimin e parimeve themelore të sundimit të ligjit, veçanërisht pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, vazhdimësinë e të drejtave procedurale dhe llogaridhënien efektive. Ndryshimet ngrenë gjithashtu shqetësime lidhur me kushtetutshmërinë e tyre.
Që nga kthimi i ligjit në Kuvendin e Kosovës për rishqyrtim, kemi qenë të angazhuar në mënyrë aktive për t’ua përcjellë autoriteteve të Kosovës shqetësimet dhe pritjet tona. Kjo përfshin edhe nevojën për konsultime paraprake përpara çfarëdo miratimi, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës.



