Gjeneralmajori turk Özkan Ulut merr komandën e KFOR-it

Në Kampin Film City në Prishtinë sot do të zhvillohet ceremonia e kalimit të komandës, duke shënuar vazhdimësinë e misionit të NATO-s në Kosovë.

Sot në Kamp Film City në Prishtinë do të mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës në Shtabin e KFOR-it. Gjeneralmajori i Ushtrisë Italiane, Enrico Barduani, do t’i dorëzojë detyrën gjeneralmajorit të Ushtrisë Turke, Özkan Ulutaş, i cili do të marrë drejtimin e misionit të NATO-s në Kosovë.

banner

Një ditë më parë, në selinë e KFOR-it u zhvillua inaugurimi simbolik i stemës dhe ngritja e flamurit të KFOR-it, një traditë e hershme që shënon kalimin pa ndërprerje të komandës dhe përkushtimin për vazhdimësinë e misionit.

KFOR mbetet misioni më i gjatë dhe një nga më të mëdhenjtë në historinë e NATO-s, i mandatuar nga Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së e vitit 1999. Ai është plotësisht i përkushtuar për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.