
Deputetja e PDK-së reagon ashpër ndaj Presidentes Osmani, duke e përforcuar polemikën që nisi me etiketimin “Presidente e Dejona Mihajlit”.
Një deklaratë e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, drejtuar Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkaktuar debat të ri politik, raporton Reporteri.net.
Polemika nisi kur Musliu e quajti Osmanin “Presidente e Dejona Mihajlit”, një koment që Presidentja e hodhi poshtë, duke u shprehur se “nuk ia vlen të merret” me akuzat e deputetes së PDK-së.
Pas kësaj, Musliu reagoi sërish, me një deklaratë edhe më të ashpër.
“Unë ua di kodin vartësve të Dejona Mihajlit, shpejt i nxjerr nga takti”, ka shkruar Musliu, duke thelluar më tej përplasjen politike.



