
Është gjetur i vdekur 18-vjeçari, Yll Hiseni, i cili u shpall i zhdukur pak më parë.
Lajmin tragjike e ka konfirmuar Mentor Maloku nga Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, e cila u aktivizua për ta gjetur atë, transmeton Gazeta Express.
“Fatkeqësisht, e kemi gjetur të vdekur” – tha ai, derisa shtoi se Yll Hiseni ishte nga fshati Brod i Shtërpcës.



