
Parafushata në Podujevë për zgjedhjet locale është duke u nxehur nga dita në ditë.
Së fundmi, Ajet Potera, ish-figurë e rëndësishme e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, ka aderuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Poterën e ka mirëpritur hiç më pak se Ekrem Hyseni, kryetar i LDK-së në Podujevë.
Pyetja që duhet shtruar, e që është shtruar nga gazetari i Gazetës Politika, Mirlind Behluli, është e thjeshtë: a e dëmton ikja e Poterës Shpejtim Bulliqin, kryetar actual i Komunës së Podujevës, dhe VV-në në Llap?
Për ta kuptuar këtë gjë, shikojeni videon e mëposhtme:



