
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka arritur të krijojë Grupin e saj Parlamentar falë bashkimit të deputetes Duda Balje, duke përmbushur kështu numrin e nevojshëm prej gjashtë anëtarësh.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka arritur të formojë Grupin e saj Parlamentar në Kuvendin e Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i partisë, Kushtrim Xhemaili.
Edhe pse fillimisht AAK kishte vetëm pesë deputetë – një më pak se numri minimal i kërkuar prej gjashtë anëtarësh për formimin e një grupi parlamentar – partia e Ramush Haradinajt ka siguruar këtë përmes mbështetjes së deputetes Duda Balje.
Me bashkimin e saj, AAK ka përmbushur kushtin e nevojshëm dhe tashmë do të ketë grup të veçantë parlamentar në Kuvendin e Kosovës. Ky zhvillim pritet të ndikojë në balancat e brendshme parlamentare dhe në mënyrën e përfaqësimit të partive opozitare në seancat dhe komisionet e Kuvendit.



