Abdixhiku citon Rugovën: Me vullnet e durim, të mirat vijnë

Kreu i LDK-së përcjell një mesazh reflektues për qëndrueshmëri dhe besim, duke rikujtuar filozofinë politike të Ibrahim Rugovës.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë një mesazh publik të frymëzuar nga presidenti historik Ibrahim Rugova, duke theksuar rëndësinë e vullnetit, durimit dhe besimit në kohë sfiduese.

banner

Përmes një deklarate, Abdixhiku citoi Rugovën me fjalët: “Në jetë duhet pasur vullnet e durim, të mirat vijnë pastaj”, duke e shoqëruar mesazhin me theksin se ata që besojnë dhe qëndrojnë të palëkundur, në fund shohin rezultatet.

“Ata që besojnë, qëndrojnë. Koha i vendos gjërat në vend”, u shpreh ai, duke e përcjellë mesazhin si thirrje për qetësi, këmbëngulje dhe besim në procese afatgjata.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.