Abdixhiku kritikon Osmanin për mandatimin e Konjufcës: Humbje kohe, gabim i madh

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka folur në lidhje me mandatarin Glauk Konjufca.

Pak para fillimit të seancës, Abdixhiku ka theksuar se presidentja Vjosa Osmani ka gabuar kur e mandatoi Konjufcën.

banner

Sipas Abdixhikut, ishte vetëm humbje kohe, transmeton Gazeta Politika.

“Është lexim i gabueshëm, gabim i madh dhe kosto për Kosovën. Ishte parë që nga fillimi që s’i kanë numrat. S’ka vend në botë që pakica qeveris me shumicën. Është vetëm humbje kohe”, ka thënë Abdixhiku.

“Sot, LDK-ja nuk pret asgjë, përveç faktit të konfirmimit që janë humbur 15 ditë, duke e ditur dhe pritur rezultatin e njëjtë. Pra, Lëvizja Vetëvendosje e ka ditur që nuk i ka numrat, e ka ditur që e kemi një krizë, e kemi paralajmëruar që kemi një krizë, dhe sërish kanë vendosur që të na i shfrytëzojnë 15 ditë. Gjithë ky shpenzim kohe është bërë për një qëllim, për shfaqje teatrale. Dhe nëpërmjet një shfaqje teatrale të tillë me disa kundërshtarë imagjinarë, përgatitën material për fushatë elektorale” – tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.