Abdixhiku përkujton Masakrën e Mejës: Kosova duhet të kërkojë drejtësi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar Masakrën e Mejës, duke shkruar se familjarwt e viktimave vazhdojnë të mbajnë mbi supe peshën e një prej krimeve më të rënda në Evropë.

Tutje, Abdixhiku edhe pas shumë vitesh, dhimbja e familjeve mbetet e pranishme, duke e cilësuar këtë ditë jo vetëm si një moment kujtese, por edhe si një thirrje për përgjegjësi dhe drejtësi.

banner

“Mëngjesin e kalova në Mejë, mes familjarëve që mbajnë ende mbi supe peshën e njërës nga masakrat më të errëta që kontinenti evropian mban në mend. Njëzet e shtatë vite më parë, 376 civilë shqiptarë, mes tyre edhe fëmijë, u ndalën dhe u ndanë me forcë nga më të dashurit e tyre. U vranë gjakftohtësisht nga forcat policore e ushtarake të Serbisë. Krimi nuk përfundoi aty. Shteti serb organizoi fshehjen e tij. Trupat u bartën 280 kilometra larg, deri në Batajnicë, dhe u varrosën në varre masive”, ka shkruar Abdixhiku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.