
Kryetari i LDK-së thekson se partia nuk mund të heqë dorë nga zbardhja e vrasjeve të pasluftës dhe se drejtësia për viktimat mbetet e pazëvendësueshme.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur me emocione të thella për rëndësinë e zbardhjes së vrasjeve të pasluftës dhe drejtësisë për viktimat.
“Xhemail Mustafa u vra në moshën time, para banesës së vetë, patriot i jashtëzakonshëm… Duhet mu ndje i tupërum dikush që don me mbyll këtë temë, pa u kujtu që kjo nuk falet,” tha Abdixhiku në Debat Plus.
Ai theksoi se çdo përpjekje për të mbyllur çështjen e vrasjeve të pasluftës pa drejtësi është e papranueshme. “Nëse LDK-së i kërkohet të heqë dorë nga zbardhja e këtyre vrasjeve, atëherë LDK nuk është më LDK. Jo unë, po askush tjetër nuk do ta bëjë,” shtoi ai.
Abdixhiku u shpreh se historia do t’i gjykojë këto vrasje si politike dhe tha që gjithë do të kërkojë drejtësi, edhe nëse kjo do të jetë “akti i fundit politik”.



