Abdixhiku: Refuzimi i 21 amendamenteve të LDK-së është refuzim i zhvillimit dhe interesit të Kosovës

LDK thotë se 21 amendamentet e saj për projekte jetike u bllokuan nga shumica.

Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas refuzimit të 21 amendamenteve të propozuara nga LDK për Buxhetin e Kosovës, duke e cilësuar këtë vendim si refuzim të zhvillimit dhe të interesit publik.

banner

Reagimi i Abdixhikut vjen pas miratimit të Buxhetit për vitin 2026.

“21 amendamente të LDK-së për Buxhetin e Kosovës u refuzuan. Me to u refuzua zhvillimi. U refuzua e ardhmja. U refuzua interesi publik. Fundja nuk ishin të LDK-së, ishin të vet Kosovës”, ka deklaruar Abdixhiku.

Sipas tij, ndër amendamentet më të rëndësishme që shumica parlamentare vendosi t’i bllokojë ishin projekte jetike për qytetarët dhe shtetin, përfshirë:

Unazën e Kryeqytetit Mësimin tërëditor në Kosovë Digjitalizimin e shëndetësisë Spitalin e Prishtinës Digjitalizimin e të gjitha shkollave Memorialin e Kosharës dhe Muzeun e Lubeniqit

Abdixhiku theksoi se, sipas tij, ky nuk ishte një refuzim teknik, por një refuzim politik i vizionit dhe përgjegjësisë shtetërore.

“Keqardhje që fëmijëve u mohohet mësimi tërëditor si çdo fëmije tjetër në Evropë. Keqardhje që pacientëve u mohohet shërbimi dinjitoz e modern me shekullin e sotëm. Keqardhje që Kryeqytetit i mohohet zhvillimi; i mbahet kaosi e ngufatja. Keqardhje që historia trajtohet pa ndjeshmëri; Kosharen e Lubeniqin e përdorin vetëm për vizita fotografike”, është shprehur ai.

Kreu i LDK-së shtoi se partia do të vazhdojë të avokojë për projekte që, sipas tij, përfaqësojnë jetën reale, ekonominë reale dhe vizionin zhvillimor të vendit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.