
Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka folur në lidhje me rezultatin e LDK-së në zgjedhjet e 28 shkurtit.
Abdixhiku e ka pranuar se LDK-ja nuk ka dalë ashtu sikurse pritej.
Tutje, ai ka treguar se do të ftojë Kuvendin e LDK-së.
“Nuk kam arritur ta cojë LDK-në aty ku kam besuar se duhet të jetë” – ka thënë Abdixhiku.
“Do të thërras menjëherë Kuvendin e LDK-së dhe para tij do t’i shpalosi dhe shqyrtojmë të gjitha cështjet, përfshirë edhe përgjegjësinë që mbaj unë” – ka thënë ai.



