Abdixhiku takohet me Osmanin, mbështet iniciativën e Presidentit Trump për Bordin e Paqes

Kreu i LDK-së thotë se nisma forcon stabilitetin dhe pozicionin ndërkombëtar të Kosovës, dhe riafirmon përkushtimin euroatlantik të partisë.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se gjatë ditës është takuar me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të saj, për të diskutuar zhvillimet e fundit politike dhe ndërkombëtare me rëndësi për vendin.

banner

Në këtë takim, Abdixhiku është informuar mbi iniciativën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për themelimin e Bordit të Paqes — një nismë që, sipas tij, synon forcimin e stabilitetit, dialogut dhe paqes, si dhe forcon pozicionin ndërkombëtar të Kosovës.

Abdixhiku tha se i ka shprehur Presidentes Osmanit mbështetjen e plotë të LDK-së për këtë iniciativë, duke theksuar rëndësinë e forcimit të paqes, partneriteteve strategjike, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara, dhe rolit ndërkombëtar të Kosovës.

Ai gjithashtu riafirmoi se LDK mbetet e përkushtuar ndaj orientimit euroatlantik dhe bashkëpunimit të ngushtë me aleatët strategjikë të vendit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.