
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ishte i ftuar në emisionin” Rubikon” në Klan Kosova.
Gjatë emisionit Abdixhiku foli për një bashkëpunim të mundshëm mes LDK-së dhe LVV-së.
Abdixhiku u shpreh goxha kritik ndaj qasjes së Lëvizjes Vetëvendosje dhe potencoi se nuk do të ketë marrëveshje mes dy partive në fjalë.
“Ata e dojnë LDK-në, LDK-ja s’do të bashkëpunojë me ta. Këtu përfundon tregimi i relacioneve.”
“Ka shumë arsye që ne i kemi thënë në vazhdimësi. Ka bindje vlerore dhe me krenari ne qëndrojmë për një Republikë e cila respekton Kushtetutën e vet, që respekton vlerat demokratike, që respekton Gjykatën Supreme, që respekton prokurorët që është gjithçka që sot Lëvizja Vetëvendosje bën.”



