Ahmeti ia sqaron Hotit: Sot nuk ka garë zgjedhore, s’ka kandidatura për kryetar partie

Imri Ahmeti, sekretar i LDK-së dhe kryetar i Komunës së Lipjanit, ka folur në lidhje me pritshmëritë për Kuvendin e LDK-së.

Ahmeti ka vlerësuar se Kuvendi është keqkuptuar.

banner

Sipas tij, sot nuk ka kandidatura për kryetar të LDK-së, ndonëse Avdullah Hoti e shpalli kandidaturën.

“Në fakt, Kuvendi është kuvend pune. Natyrisht është pikë qëndrore dorëheqja e ofruar e kryetarit Abdixhiku. Kjo cështje varet eksplicit prej kuvendarëve të LDK-së. Ajo cfarë shoh duket se është keqkuptuar sepse nuk ka garë zgjedhore, nuk ka kandidatura për kryetar partie. Jemi në një fazë të shqyrtimit të kryetarit aktual” – tha ai.

Madje, Ahmeti ia sqaroi nga distanca Hotit se mbledhja e sotme e Kuvendit nuk është proces zgjedhor.

“Nuk jemi në proces zgjedhor, nuk ka kandidatura për kryetar” – shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.