Aksident tragjik në Pejë, humb jetën vëllai i reperit Gjesti

Eldion Kelmendi vdiq pas përplasjes së motorit katërrotësh me një veturë në Bllagajë, ndërsa një person tjetër është në gjendje të rëndë.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Bllagajë të Pejës, ku ka humbur jetën një i ri.

banner

Viktima është identifikuar si Eldion Kelmendi, vëllai i reperit të njohur Gjesti. Ai po udhëtonte me një motor katërrotësh, i cili u përplas me një veturë në lëvizje, raporton IndeksOnline.

Nga aksidenti ka mbetur rëndë edhe Kadri Berisha, i cili aktualisht është duke u operuar në spitalin e Pejës dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia dhe ekipet emergjente kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa po hetohen rrethanat e plota të aksidentit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.