Ambasada e ShBA-së thotë se shpreson që të forcojë partneritetin dypalësh me Qeverinë e ardhshme të Kosovës.
Në një përgjigje për Radio Evropën e Lirë, Ambasada e ShBA-së në Kosovë ka theksuar se shpreson që të rifillojë dialogun strategjik me qeverinë e re të Kosovës.
“Shpresojmë të forcojmë partneritetin tonë me Qeverinë e ardhshme të Kosovës, përfshirë edhe rifillimin e Dialogut Strategjik. Arritja e kësaj, megjithatë, do të kërkojë veprime nga Qeveria e Kosovës, që çojnë përpara agjendën tonë të përbashkët për paqe rajonale, stabilitet dhe prosperitet të ndërjsellë ekonomik” – tha Ambasada amerikane në Prishtinë.



