Ambasadori i Suedisë flet për dialogun, kërkon zbatim të Marrëveshjes së Brukselit

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka folur në lidhje me zhvillimet politike në Kosovës.

Në një intervistë për EO, ai ka thënë institucionet e Kosovës duhet të formohen shpejt në mënyrë që të kryhen shumë punë të cilat nuk u kryen si shkak i mungesës së tyre.

banner

“Nëse flasim për situatën parlamentare, mund të argumentohet se vrulli është humbur prej kohësh. Por le të fokusohemi te viti 2026-të. Zgjedhjet janë mbajtur, së shpejti do të kemi një qeveri të re dhe ka shumë çështje që duhen zgjidhur, veçanërisht sa i përket vendeve të punës, pensioneve dhe mirëqenies sociale. Për këto arsye, besoj se viti 2026 do të jetë një vit i mirë”, ka deklaruar Westerlund për Ekonomia Online.

Tutje, Westerlund theksoi se gjithmonë është të ketë një qeveri stabile.

“Natyrisht, nuk kam asnjë mendim se cila qeveri apo cili subjekt politik do të fitojë. Është gjithmonë mirë të kemi një qeveri stabile, qoftë ajo një qeveri koalicioni apo një qeveri e vetme. Duhet të miratohet buxheti, duhet të miratohen një sërë kredish nga Banka Botërore. Duhet të ecim përpara sa i përket dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, theksoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.