Arrestimi i tre zyrtarëve, VV: Korrupsioni në Komunën e Prishtinës është i rrënjosur

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas arrestimit të tre zyrtarëve të Komunës së Prishtinës nën dyshimin për ryshfet.

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje ky rast nuk është i izoluar dhe se sipas tyre krimi e korrupsioni në Komunën e Prishtinës janë të rrënjosura thellë.

banner

“Krimi dhe korrupsioni në Komunën e Prishtinës janë të rrënjosura thellë, si pasojë e një qeverisjeje të papërgjegjshme dhe pa llogaridhënie. Kjo gjendje ka dëmtuar seriozisht funksionimin e institucionit komunal, ka minuar besimin e qytetarëve dhe ka penguar zhvillimin normal të kryeqytetit”, thuhet në reagimin e LVV-së, ndër të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.