Arrestohet në Bllacë Artan Grubi, kërkohej me fletarrest ndërkombëtar

Ish-zëvendëskryeministri i parë u ndalua në hyrje të shtetit, njofton Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut.

Mëngjesin e sotëm rreth orës 06:10, në vendkalimin kufitar “Bllacë”, është paraqitur ish-zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, i cili kërkohej nga organet e rendit. Sipas njoftimit të MPB-së për TV21, ai është arrestuar në hyrje të shtetit.

banner

“Sot (23.02.2026) në orën 06:10, në pikën kufitare Bllacë, në hyrje të shtetit, është privuar nga liria Artan Grubi (48), i cili kërkohej me fletarrest ndërkombëtar për zhvillimin e hetimeve lidhur me veprën penale sipas nenit 354 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 3 dhe paragrafin 1, në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.