Arrestohet një i mitur në Gjilan, dyshohet për tentim vrasje

Policia e Kosovës ka njoftuar për një tentim vrasje në Gjilan, që erdhi pas një përleshje të të miturve.

Sipas Policisë, i dyshuari pas mosmarrëveshjes i ka sulmuar me thikë dy të mitur.

banner

Viktimat kanë pranuar trajtimin mjekësor, e i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, i cili për shkak të një mosmarrëveshje i kishte sulmuar me thikë dy viktima meshkuj kosovarë- të mitur. Si pasojë e sulmit viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.