Arta Avdiu: Nuk e kuptoj si mund të mbrohet një produkt ushqimor i dyshimt vetëm për të sulmuar Qeverinë

Arta Avdiu ka reaguar ndaj debatit të fundit për kontrollet në industrinë ushqimore, duke thënë se nuk arrin ta kuptojë mbrojtjen e një produkti ushqimor të dyshimtë vetëm për arsye politike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo tha se shëndeti i qytetarëve duhet të jetë prioritet mbi çdo interes partiak.

banner

“Përnime nuk arrij me kuptu qysh mundet me u mbrojtë një produkt ushqimor i dyshimtë, veç për me sulmu Qeverinë. Qysh mundet njeri me shku kaq larg?”, ka shkruar Avdiu.

Ajo shtoi se, kur bëhet fjalë për shëndetin publik, interesi i qytetarëve duhet të mbizotërojë ndaj përplasjeve politike.

“Kur është në pyetje shëndeti i qytetarëve, interesi publik duhet me qenë mbi çdo interes politik e partiak”, u shpreh Avdiu.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.