
Ish-zëvendëskryeministri u dërgua në njësinë e paraburgimit pas masës 30-ditore të caktuar në mungesë; Prokuroria paralajmëron njoftime shtesë për procedurën.
Artan Grubi, i cili u ndalua këtë mëngjes në pikën kufitare të Bllacës pasi u kthye në vend, është transferuar në burgun e Shuto Orizares, konfirmojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut për TV24.
Grubi është dërguar në njësinë e paraburgimit në Shuto Orizare pasi ndaj tij ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh në mungesë, në kohën kur ndodhej në arrati.
Nga Prokuroria Publike e Shkupit bëjnë të ditur se do të ketë informacione shtesë lidhur me vijimin e procedurës, përkatësisht për kohën kur ai do të paraqitet para prokurorit publik.
Grubi, së bashku me ish-drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, dyshohet për përvetësim në Lotarinë Shtetërore lidhur me blerjen e aparateve VLT.



