
Analistja Zana Avdiu ka kritikuar ashpër qëndrimin e disa bizneseve ndaj kontrolleve shtetërore dhe rritjes së pagës minimale.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ironizoi pretendimet se inspektimet dhe rritja e pagës minimale dëmtojnë bizneset.

“Mos t’na vijë inspektorati, se i mbyllim bizneset. Mos na e bani pagën minimale 500 euro, se i mbyllim bizneset”, shkroi Avdiu.
Sipas saj, disa biznese duan të veprojnë pa asnjë ndërhyrje të shtetit, duke vendosur vetë për pagat, produktet dhe çmimet.
Ajo shtoi se të njëjtat biznese më pas ankohen se shteti nuk po i mbështet sa duhet.
“Qiso biznese sen s’na vyjnë”, përfundoi Avdiu.



