
Tre avionë luftarakë MiG-31 fluturuan mbi Estoni për 12 minuta pa leje; zyrtarët e quajnë incidentin “jashtëzakonisht brutal”.
Zyrtarët estonezë kanë njoftuar se tre avionë luftarakë rusë të tipit MiG-31 kanë shkelur hapësirën ajrore të Estonisë, duke fluturuar mbi territorin e vendit për gjithsej 12 minuta pa leje.
Ministri i Mbrojtjes e cilësoi incidentin si “jashtëzakonisht brutal”, raporton Sky News, transmeton Sinjali.
Ministri i Jashtëm, Margus Tsahkna, tha se kjo është hera e katërt këtë vit që Rusia ka shkelur hapësirën ajrore të Estonisë.
“Është e papranueshme vetvetiu, por shkelja e sotme, gjatë së cilës tre avionë luftarakë hynë në hapësirën tonë ajrore, është jashtëzakonisht e guximshme,” u shpreh ai.
Sipas Tsahkna-s, agresiviteti i Rusisë duhet të marrë përgjigje të menjëhershme:
“Testimi gjithnjë e më i shpeshtë i kufijve nga Rusia dhe agresiviteti i saj duhet të marrin përgjigje me forcimin e shpejtë të presionit politik dhe ekonomik.”



