
Bajram Begaj, president i Shqipërisë, ka mbajtur një fjalim në Kuvendin e Kosovës, duke theksuar përkrahjen e Shqipërisë për Kosovën.
Tutje, Begaj ka dhënë edhe përkrahjen ndaj ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë.
Begaj ka vlerësuar se historia e Kosovës nuk mund të shkruhet pa emrat e Hashim Thaçit, Kadri Veslit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
“Mendimi ynë është edhe me ata që po përballen me një betejë të vështirë, të padrejtë dhe vendimtare në Hagë. Historia e Republikës së Kosovës nuk mund të kuptohet dhe as të shkruhet pa emrat e Hashim Thaçit, Kadri Veslit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tyre”, është shprehur Begaj.



