
Sali Berisha, kryetar i Partisë Demokratike, ka folur pas përplasjeve të djeshme gjatë protestës para zyrës së Kryeministrisë në Tiranë të Shqipërisë.
Një ditë pas, Berisha ka paralajmëruar për “sulme asgjësuese” ndaj selive të Partisë Socialiste në të gjithë Shqipërinë.
“Me këtë rast u kërkoj të gjitha degëve të bëjnë rikonjicionin e plotë të selive të PS në çdo rreth. Dhe garantoj Edi Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do të sjellin sulme asgjësuese për selitë e partisë së krimit në të gjithë territorin e vendit. Ndaj dhe hiq dorë nga aventura dhe provokimi i ulët. Ne betejën e kemi me Edi Ramën si kryeministër i krimit, si kryetar i organizatës kriminale. Por në qoftë se ju sulmoni selinë e PD, PD do u përpiqet ju ashtu siç e meritoni” – ka theksuar Berisha, ndër të tjera.



