Cakolli: Shumë kryetarë mund të përcaktohen nga votat jashtë vendit, numri i votuesve shkon mbi 2 milionë

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, sipas Eugen Cakollit nga KDI, shumë prej kryetarëve të komunave dhe politikat lokale do të mund të përcaktohen nga votat e qytetarëve që jetojnë jashtë vendit.

Ai ka theksuar se në mesin e 10 komunave me përqindjen më të lartë të votuesve jashtë vendit, në raport me numrin e përgjithshëm të votuesve, asnjëra nuk bën pjesë në komunat e “mëdha”. Këtu përfshihen: Juniku (21.95%), Malisheva (10.59%), Mamusha (8.64%), Hani i Elezit (6.67%), Istogu (5.51%), Dragashi (5.34%), Deçani (5.30%), Kaçaniku (4.15%), Shtimja (3.53%) dhe Kamenica (3.87%).

banner

Sipas tij, në këto komuna – por edhe në shumë të tjera – numri i votuesve jashtë vendit për këto zgjedhje është më i madh ose i përafërt me diferencën e votave mes dy kandidatëve të parë në zgjedhjet lokale të vitit 2021. Përveç faktit që numri i përgjithshëm i votuesve arrin mbi 2 milionë – gati 100 mijë më shumë krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit – mjaft “interesante” pritet të jenë edhe statistikat dhe rezultatet e votimit nga diaspora.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.