Certifikohet rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura me 28 dhjetor. 

Me 11 vota për është votuar të hënën në mbledhjen e KQZ-së pro certifikimit të rezultateve përfundimtare. 

banner

Në nisje të mbledhjes kryesuesi Kreshnik Radoniqi tha se nuk ka pasur ndryshim edhe pas vendimeve të Gjykatës Supreme dhe se rezultati mbetet i njëjtë. 

Zgjedhjet e 28 dhjetorit i fitoi Lëvizja Vetëvendosje me shifër rekorde prej 51.10 për qind të votave.

Siguroi 57 ulëse në legjislaturën e re. 

Partia Demokratike e Kosovës doli e dyta me 20.19 për qind të votave, duke siguruar 22 ulëse, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 13.24 për qind të votave apo 15 ulëse. 

Aleanca për Ardhmëri të Kosovës siguroi 6 ulëse me 5.5 për qind të votave. 

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.