Çështja e presidentit, Kurti: Do të ketë propozime partiake, uroj për garë sa më demokratike

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka folur në lidhje me çështjen e presidentit.

Duke folur pas takimit me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, Kurti ka njoftuar se me gjasë do të ketë propozime partiake.

banner

“Natyrisht që do ta diskutojmë edhe këtë çështje. Dhe duket që, kur s’ka mundësi për marrëveshje politike, kur s’ka mundësi për propozim konsensual, atëherë do të kemi propozime partiake që do të merren vesh. Por shpejt emrat e përveçëm, duket që shkoi edhe kjo e shtunë e fundit e ditës së fundit të muajit shkurt pa emra konkretë”, tha ai.

Tutje, Kurit ka uruar për garë demokratike.

“Uroj për një garë sa më demokratike, të hapur, dhe natyrisht, sa më parë ta kalojmë edhe këtë sfidë”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.