Çfarë moti do të mbretërojë në Kosovë të shtunën dhe të dielën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbretërojë në vend të shtunën dhe të dielën.

Sipas IHMK, të shtunën (më 24.01.2026) do të mbretërojë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet -3 deri 0 gradë celsius, kurse maksimalet ndërmjet 5 e 8 gradë. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

banner

Kurse të dielën, më 25.01.2026, moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri 3 gradë Celsius, kurse maksimalet ndërmjet 8 e 12 gradë Celsius. Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6m/s.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.