
Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e ka cilësuar si ditë të zezë për Kosovën vendimin e Shteteve të Bashkuara për të ndërprerë dialogun strategjik me Kosovën, një vendim që sipas saj është shkaktuar nga veprimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Çitaku tha se vendi është sjellë në këtë situatë për shkak të politikave aventuriere të udhëheqësisë aktuale.
“Ditë e zezë për Kosovën. Këtu na kanë sjellë politikat aventuriere të kësaj kaste udhëheqësish, në izolim dhe errësirë,” shkroi Çitaku në reagimin e saj.



