Çitaku: E kemi kandidatin më të mirë, Hamza përfaqëson normalitet dhe siguri

PDK thekson normalitetin, sigurinë dhe profesionalizmin si shtylla kryesore të programit të saj qeverisës.

Vlora Çitaku, përfaqësuese e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka prezantuar programin e partisë për zgjedhjet e ardhshme, duke u ndalur te sfidat me të cilat është përballur vendi gjatë vitit të fundit dhe nevoja për stabilitet politik dhe institucional.

banner

Gjatë prezantimit, Çitaku ka folur edhe për kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, duke theksuar se ai përfaqëson normalitet, siguri dhe profesionalizëm në qeverisje. Sipas saj, Hamza hyn në këtë garë zgjedhore i mbështetur nga një ekip i gjerë me përvojë dhe kredibilitet profesional.

Çitaku theksoi se programi i PDK-së është ndërtuar për t’iu përgjigjur sfidave aktuale ekonomike dhe sociale, me synimin për të rikthyer stabilitetin institucional dhe për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

Sipas saj, përmes këtij programi, PDK synon të ofrojë zgjidhje konkrete për zhvillim ekonomik, siguri sociale dhe funksionim më efikas të institucioneve, duke e vendosur qytetarin dhe interesin publik në qendër të politikave qeverisëse.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.