Çitaku – Haxhiut: Turp, guxon të thotë se Sala Jashari ishte në koordinim me Listën Serbe

Nënkryetarja e PDK-së kritikon ashpër Albulena Haxhiun për postimin ku PDK-ja paraqitet “në harmoni të plotë” me Listën Serbe gjatë votimit kundër qeverisë Konjufca.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj postimit të nënkryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila publikoi një fotografi ku PDK dhe Lista Serbe shihen duke votuar kundër qeverisë Konjufca 1, shoqëruar me mbishkrimin “në harmoni të plotë”.

banner

Çitaku e ka konsideruar të papranueshme që në këtë narrativë të futet edhe deputetja e sapozgjedhur Sala Jashari, mbesa e heronjve të Prekazit.

Më 5, 6 dhe 7 mars, në betejën më emblematike të kombit shqiptar, ranë me pushkë në dorë edhe Sala dhe Hamit Jashari. Dy heronjë të Kosovës,” ka shkruar ajo, duke kujtuar sakrificën e familjes.

Ajo theksoi se Sala Jashari është zgjedhur me votat e shqiptarëve patriotë dhe se është e turpshme që të barazohet me Listën Serbe.

Sot, për nevojat e një narracioni të ulët politik, një nënkryetare e Kuvendit guxon t’i thotë edhe asaj se është ‘në koordinim me Listën Serbe’. E patolerueshme,” shkroi Çitaku.

Ajo shtoi se secili deputet i PDK-së ka më shumë kontribut për shtetin sesa “kjo nënkryetare”, duke e quajtur situatën “e turpshme, për besë” dhe duke shpresuar se “sot është fillimi i fundit të këtij mentaliteti”.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.