CNN e përgënjeshtron deklaratën e Trump: Kosova dhe Serbia s’ishin në luftë

Ish-presidenti amerikan tha në OKB se brenda shtatë muajve i kishte përfunduar shtatë “luftime të pafundme”, por CNN verifikoi se Kosova e Serbia nuk ishin në luftë gjatë mandatit të tij.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të martën, foli për arritjet e tij në diplomaci, duke thënë se brenda shtatë muajve kishte “përfunduar shtatë luftëra të pafundme”.

banner

Në këtë listë, Trump përmendi edhe konfliktin Kosovë–Serbi, siç ka bërë edhe në disa deklarata të mëparshme. “Ata thoshin se ishin të pafundme. Që kurrë nuk do të zgjidheshin. Disa kishin vazhduar për 31 vjet, një tjetër 36 vjet. Unë i dhashë fund shtatë luftërave. Dhe në të gjitha rastet, ato ishin duke u zhvilluar me mijëra njerëz të vrarë”, tha Trump.

Megjithatë, CNN ka analizuar deklaratat e ish-presidentit, duke theksuar se shumë prej tyre ishin të pasakta dhe janë hedhur poshtë më parë. Sipas mediumit, fjalimi i Trump përmbante pasaktësi mbi inflacionin, politikat klimatike, imigracionin, sondazhet dhe rolin e tij në zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare.

Sa i përket pretendimit për Kosovën dhe Serbinë, CNN rikujton se këto vende nuk ishin në luftë gjatë mandatit të tij, përveç marrëveshjes për normalizim ekonomik të ndërmjetësuar nga administrata e Trump në vitin 2020.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.