Dallaveret e dyshuara me tenderin 400 mijë eurosh, arrestohet kryeshefi i “Eko-Regjionit”

Kryeshefi i ndërmarrjes “Ekoregjioni” në Prizren, Burim Shala, është arrestuar të premten nën dyshimin se ka keqpërdorur autoritetin zyrtar në një aktivitet të prokurimit. 

Ai dyshohet për keqpërdorim në tenderin për blerjen e 5 kamionëve dhe të një autofshese në vlerë afro 400 mijë euro. 

banner

Të hënën, kur Prokuroria lidhur me këtë procedurë prokurimi arrestoi edhe shefin e njësisë “Ekoregjioni” në Prizren, Arbër Gashi dhe R.Z. nga kompania “Dielli” që ka shitur kamionët, u zhvilluan bastisje edhe në shtëpinë e Shalës. 

Shala gjithashtu dyshohet për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Shala është ndaluar për 48 orë. 

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është ndaluar për 48 orë i pandehuri B.Sh. I pandehuri B.Sh., dyshohet për veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale të lëshuar të premten. 

Tutje thuhet  se ai është arrestuar në kuadër të hetimeve që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke i zhvilluar lidhur me dyshimet për një aktivitet të prokurimit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.