Dardan Molliqaj: Opozita ta refuzojë takimin me Kurtin ose ta ndërrojë emrin

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, u ka bërë thirrje partive opozitare që të refuzojnë ftesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për takim.

Përmes një postimi në Facebook, Molliqaj ka thënë se opozita duhet ta refuzojë pjesëmarrjen në takimet e ftuara nga Kurti, duke shtuar se, në të kundërtën, duhet “ta ndërrojë emrin”.

banner

“Refuzojeni Kurtin ose ndërrojeni emrin”, ka shkruar ai.

Sipas Molliqajt, opozita formale është “e kapur pas përfitimit” dhe për këtë arsye nuk i përshtatet refuzimi i takimit.

“Në takimet që Kurti ftoi opozitën, ata do të duhej ta refuzonin pjesëmarrjen. Pa ekuivoke. Por opozita formale është aq e kapur pas përfitimit saqë nuk i përshtatet refuzimi”, ka deklaruar ai.

Molliqaj ka shtuar se PSD-ja bën thirrje për qëndresë, ndërsa ka vlerësuar se “nuk ka kuptim marrëveshja me autoritarë, përveç kur nuk je opozitë”.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.