Debat mes Hykmete Bajramit dhe ministrit Murati për inflacionin dhe rritjen ekonomike

Bajrami thotë se inflacioni në gusht u rrit me 4.5% krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa Murati thekson se ekonomia shënoi rritje prej 4.58% në tremujorin e dytë.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, duke u bazuar në statistikat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), tha se inflacioni në gushtin e këtij viti ishte më i lartë për 4.5% sesa që ishte në gushtin e vitit të kaluar.

banner

Duke iu referuar një postimi të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili pak më herët dha “një lajm të mirë” se Bruto Produkti Vendor u rrit me 4.58% për tremujorin e dytë të këtij viti (prill-qershor) krahasuar me periudhën e njëjtë vitin e kaluar, Bajrami reagoi.

“Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për muajin gusht 2025 inflacioni është 4.5% më i lartë se në muajin gusht 2024. Pyeteni Hekuran Muratin se çfarë lajmi është ky për Kosovën”, shkroi ajo.

Nga ana tjetër, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook këtë të shtunë tha se ka “një lajm të mirë për fundjavë”. Ai citoi disa të dhëna të ASK-së, duke theksuar se ekonomia e vendit “po vazhdon rritjen”.

“Bruto Produkti Vendor rritet me 4.58% në TM2 2025. ASK dje ka publikuar rritjen ekonomike për tremujorin e dytë të këtij viti (prill-qershor), e cila shënon 4.58%, e që krahasuar me TM2 2024 e cila ishte 4.32%, len të kuptohet se kemi përshpejtim të rritjes”.

Murati shtoi se me këtë postim ka demantuar “pretendimet opozitare” për ekonominë e vendit.

“Edhe kësaj radhe, faktet dhe shifrat demantojnë pretendimet opozitare për kahjen ekonomike të vendit”.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.