
Analisti i njohur politik, Ilir Deda, ka komentuar premtimin e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, për të sjellë tramvajin elektrik si pjesë të transportit në Prishtinë.
Në një status publik, Deda ka ngritur një sërë pyetjesh lidhur me realizueshmërinë e këtij projekti.
“Sa kushton ky projekt? A kanë përfunduar procedurat për blerjen e tramvajit? A ka përfunduar projekti ideor për punimet në marshutën e paraparë? Kur do të nisin punimet dhe sa do të zgjasin?”, pyet Deda.



