Demaliaj: Deçani nuk është xhungël, s’ka tigra – është komuna më e shkolluar në Kosovë

Në “Edicionin Special” të Klan Kosovës, kandidatët e subjekteve politike dhanë qëndrimet e tyre mbi epitetin që shpesh i atribuohet deçanasve.

Kandidati për kryetar të Deçanit nga Iniciativa “Demokracia”, Shkumbin Demaliaj, tha se Deçani nuk është “xhungël për të pasur tigra”, por komuna më e shkolluar në Kosovë.

banner

Është kompleksitet që është krijuar, por ka qenë në formë barsolete. Nuk kam pasë rastin me m’u drejtu dikush ‘tigër’, por gjatë shakave nëpër qytete tjera ka ndodhur. Deçani nuk është xhungël, nuk ka tigra. Për numër të banorëve jemi komuna më e shkolluar në Kosovë”, tha Demaliaj.

Ndërkaq, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Deçanit, Jeton Mushkolaj, u shpreh se qytetarët e kësaj komune nuk e meritojnë një emërtim të tillë.

Mua nuk më pëlqen kjo nofkë. Konsideroj se qytetarët e Deçanit janë intelektualë të mirëfilltë dhe nuk meritojnë këso emërtime”, tha Mushkolaj.

Nga ana tjetër, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Deçanit, Jetmir Prekalla, u tregua më tolerant ndaj epitetit “tigër”.

“Nëse tigri tregon qëndrueshmëri, forcë dhe intelektualitet, atëherë e pranoj këtë nofkë për Deçanin”, tha Prekalla.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.