Doarsa Kica-Xhelili: LDK-ja voton pro Byrosë në parim, pranoni që e keni sjell ligjin për zgjedhje

Doarsa Kica – Xhelili, deputete e LDK-së, ka folur në lidhje me projektligjin për Byronë e Konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme.

Ajo ka treguar se LDK-ja voton pro në parim.

banner

“LDK në parim voton pro Byrosë. Por deri në lexim të dytë duhet të punohet për t’i shmangur gabimet eventuale që mund të dëmtojnë qytetarët që kanë përfituar nga remitencat nga diaspora. Byroja mund të bëhet. Dhe duhet të kuptojmë nëse qëllimi i kësaj Qeveria është lufta kundër korrupsionit apo është vetëm krijimi i përshtypjes së luftës kundër korrupsionit. Dhe kjo do të kuptohët më së miri pasi të votohet në parim”, deklaroi Kica Xhelili.
“Dilni pranoni që e keni sjell ligjin për zgjedhje. Mos bëni hajgare”, tha Kica-Xhelili.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.