
Pas monologut viral të Grida Dumës në “Top Story”, rrjetet sociale dhe një detaj në Instagram ngrenë pikëpyetje serioze për marrëdhënien me Ervin Salianjin.
A ka një krisje të madhe mes dyshes më të komentuar të momentit në Tiranë? Kjo është pyetja që po qarkullon orët e fundit, pas një zhvillimi të papritur që vjen menjëherë pas monologut viral të Grida Dumës në “Top Story”.
Nëse keni ndjekur emisionin e pardjeshëm, me siguri e keni vënë re: Grida nuk ishte thjesht e ashpër me politikën, ajo ishte e pamëshirshme. Por ajo që ra në sy dhe shkaktoi “tërmet” në rrjet, ishte fakti se moderatorja nuk kurseu as njeriun që prej kohësh përflitet si partneri i saj, Ervin Salianji.
Në një eskalim të paprecedentë ndaj klasës politike, Duma lëshoi një frazë që i bëri të gjithë të kthenin kokën:
“Nuk guxojnë të më përbaltin emrin, as alla Edvin, as alla Ervin!”
Përmendja e emrit të Salianjit në këtë kontekst, duke e futur në të njëjtin “thes” me kundërshtarë të tjerë politikë, u interpretua nga publiku si një distancim i ftohtë dhe i llogaritur publik.
Por duket se gjërat nuk kanë mbetur vetëm te fjalët. Prive By Liberta Spahiu ka vënë re një detaj që në vitin 2025 flet më shumë se çdo deklaratë zyrtare: Grida Duma i ka bërë “unfollow” Ervin Salianjit në Instagram.
Një verifikim i thjeshtë në listën e saj të ndjekjes tregon se emri i deputetit demokrat mungon. Nga ana tjetër, Salianji vazhdon ta ndjekë Gridën, një shenjë që mund të tregojë se vendimi ka qenë i njëanshëm ose i papritur për të.
Ky zhvillim vjen si rrufe në qiell të hapur, sidomos duke pasur parasysh muajt e fundit. Ervin Salianji, në disa dalje mediatike, kishte thyer hermetizimin e tij të zakonshëm, duke bërë deklarata të forta dashurie për Gridën. Vetëm pak javë më parë, i pyetur për raportin me të, ai u shpreh se ajo është “bashkëudhëtarja” e tij dhe “pjesa më e rëndësishme”, duke përdorur edhe frazën që u bë virale: “Kënaqësia ime e përjetshme”.
A është ky veprim i Gridës thjesht një manovër për të ruajtur integritetin e saj profesional si gazetare përballë sulmeve politike, apo marrëdhënia e tyre ka marrë fund vërtet?
Distancim publik apo ndarje reale? Për momentin, mbetet vetëm një “unfollow” i heshtur që bërtet shumë fort.



