
Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare që nxorën fitues kandidatin e VV-së, Faton Peci, aktivisti Durim Jasharaj reagoi me ironi ndaj parashikimeve të exit poll-eve që favorizonin Arian Tahirin e PDK-së.
Aktivisti Durim Jasharaj ka reaguar me ironi pas rezultateve zgjedhore në Mitrovicën e Jugut, ku fitues doli kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci. Kjo pasoi exit poll-et që paraprakisht e kishin shpallur fitues kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahirin.
“Nuk ka gabu Batoni, po njerëzit që nuk kanë votu qysh ka pasë qejf ai,” ka shkruar Jasharaj në një reagim në rrjete sociale, duke iu referuar analistit Baton Haxhiu, i cili kishte prezentuar rezultatin e exit poll-it të tij gjatë mbrëmjes zgjedhore.



